Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se më 14 prill nis fushata zgjedhore, për zgjedhjet lokale.
Celibashi theksoi se 27 marsi do të jetë afati për paraqitjen e listave të kandidatëve që do të hyjnë në garë për kryetar bashkie, ndërsa më 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve. Ai shtoi se synohet që të realizohet votim elektronik në gjashtë bashkitë e mëdha të vendit, por kjo varet nga buxheti dhe rënia dakord e partive politike.
“Më 13 janar afati për raportimin e institucioneve publike për veprimtarinë me karakter publik. 6 mars përfundon afati i regjistrimit të partive politike, 27 mars afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie. 14 prill nis fushata zgjedhore , 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve, 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe nis heshtja zgjedhore. Me interes janë afatet për akreditimin. 9 prill lista e zgjedhësve. Nga 61, 50 kanë nga 1 KQZ, në 11 bashki ka më shumë se një KZAZ. Është herët për të dërguar thirrje partive politike.
Me siguri në Vlorë do të zhvillohet votimi elektronik, kemi bërë një vlerësim se sa bashki mundet të realizohet dhe në 6 bashki kemi menduar që të zgjerohet, në bashki e mëdha si Tirana, Vlora, Elbasani, Durrësi dhe Fieri, nëse projekti dhe nëse partitë bien dakord dhe nëse janë paratë, por për të qenë të përgatitur dhe të thonë që ne si parti jemi pro votimit elektronik. Shpenzimet janë llogaritur 3 miliardë lekë, nëse do ti kemi dhe palët janë dakord që të zhvillohet, do të zhvillohet, nëse nuk ka para nuk do të zhvillohet”, tha Celibashi.
Kujtojmë se zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit do të mbahen më 14 maj të vitit të ardhshëm.