Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laburantë do të bëjnë vaksinë me detyrim.

Këtë e ka konfirmuar zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, e cila tha se me grupet e para vihet re një trend në rritje për t’u vaksinuar nga grupi i parë, i cili duhet ta ketë kryer deri në fund të muajit shtator.

“Ka një fluks në rritje të vaksinimeve”, thotë Tomini.

Por, vaksnimi i detyruar ka hasur kontestime dhe refuzime edhe në Shqipëri, pasi e konsiderojnë shkelje të së drejtes së njeriut.

“Sigurisht që prekim lirinë nëse nuk sigurojmë shëndet të popullatës. Prekim etikën nëse do të lejonim që grupe riskuqë kanë kontakte kaq të mëdha dhe kaq intensive, ti linim pa vaksinuar”, thotë Tomini.

Ndërkohë që, ka ekspertë që mendojnë se përsa kohë nuk ndalon infektimin, vaksina nuk mund të jetë e detyrueshme.

“Individi i vaksinuar me të dyja dozat sigurisht që mund të prekët, sepse ne kemi thënë që mbrojtja nuk është 100%. Mund të preken, por me një klinikë të lehtë. Koha e transmetimit tek një person i vaksinuar është më e shkurtër sesa tek një individ që është i pavaksinuar”, shprehet zv.ministrja.

Zëvendës ministrja bën thirrje për vaksinim në mënyre që të kemi mbulese të lartë vaksniale dhe të mos lejojmë qarkullimin e mutacioneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here