Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Policia u lajmërua për herë të parë për një sulm në qytetin Kongsberg, në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo, në orën 18:13 me orën lokale (16:13 GMT).

Një danez i moshës 37 vjeç është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e sulmit.

Policia beson se ai ka vepruar vetëm dhe do të hetojë nëse ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës.

Kryeministrja Erna Solberg tha se raportet për incidentin ishin “tmerruese”.

“Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksohet se policia tani është në kontroll,” tha ajo në një konferencë shtypi, siç citohet nga agjencia e lajmeve Reuters.