Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 20.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja italiane M. G., 39 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se vajza e saj 15 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.