Një 51-vjeçar shqiptar është zhdukur së fundmi në Selanik, Greqi.
Mediat lokale bëjnë me dije se 51-vjeçari Ylli Mera është zhdukur në zonën e Arethousa, në Selanik. 51-vjeçari Mera është zhdukur mesditën e së martës, 1 nëntor. Familjarët kanë dhënë alarmin për zhdukjen e tij pasi kanë frikë se jeta e tij është në rrezik.
Ditën e zhdukjes, Ylli Mera ndodhej në Aretousa për punë. Për shkak të plagosjes së partneres, 51-vjeçari u dërgua në një stacion autobusi në zonë, me qëllim që të mund të kthehej në shtëpinë e tij, në Limni të Selanikut. Por që prej atij momenti ai rezulton i zhdukur.
Ylli Mera është 1.82 m i gjatë, peshon 100 kg, ka flokë të shkurtër gri dhe sy kafe. Nuk ka asnjë informacion se çfarë kishte veshur ajo ditën e zhdukjes së saj.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion të ndihmojnë në gjetjen e shqiptarit të humbur.