Një 43-vjeçar është zhdukur që prej 13 ditësh në Tiranë, ndërkohë që familjarët kanë denoncuar rastin në komisariatin numër 5 në kryeqytet.
Bëhet fjalë për shtetasin Ruzhdi Hoxha, i cili nuk ka kontakt me familjen e tij prej afro dy javësh. Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar mikun që Hoxha kishte takuar për herë të fundit.
Ndërkohë policia ka gjetur një celular në afërsi të shkollës së bashkuar, që dyshohet se i përket personit të zhdukur.
Nuk dihet nëse Hoxha ka qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje me natyrë kriminale, ndërkohë që grupi i hetimit po mbledh të gjitha provat për të rënë në gjurmët e tij.
Hoxha ka një biznes inertesh në zonën e Kamzës.