LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë. Mbrëmjen e djeshme u përfshi nga zjarri një nga dhomat e hotelit në Divjakë. Për pasojë, ka gjetur vdekjen pronari i hotelit, 60-vjeçari Llambri Marku i cili u asfiksua e më pas u dogj nga zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.