Deputeti i Gramshit Besjan Ajazi ka ndjekur me shqetësim zjarret e shpërthyera ditët e fundit në disa zona në Gramsh.
Zjarret kanë qenë masive dhe të vrullshme për shkak të thatësirës, erës dhe përbërjes pyjore.
Megjithatë Reparti Zjarrfikës ka punuar ditën dhe natën për të parandaluar përhapjen e flakëve. Deputeti i ka cilësuar ata ‘heronj’.
Interesim ka pasur edhe nga shërbimi pyjor, policia, bashkia, OSSHE etj.
Lidhur me punën e bërë deputeti Ajazi shkruan:
Një zjarr i madh ka përfshirë që prej ditës së djeshme fshtrat Katërlis, Plepas, Oban të Njësisë Administrative Tunjë në qytetin e Gramshit.
Mbi 100 ha shkurre dhe pyje janë shkrumbuar nga zjarri i cili i favorizuar edhe nga era u agravua por fatmirësisht pa dëme në njerëz dhe banesa.
Sot isha në vendgjarje bashkë me Kryetarin e Bashkisë Klodian Taçe, shefin e Komisariatit Kujtim Muça, Përgjegjësin e OSHE Eno Zani, Drejtorin e Shërbimit Pyjor Faik Lleshi për të parë nga afër ecurinë e situatës dhe për të marrë të gjitha masat e domosdoshme për izolimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Gjej rastin të falenderoj me zemër djemtë guximtarë dhe të palodhur të shërbimit “Zjarrfikës” me në krye Ilir Llapushin të cilët deri në heroizëm bënë të pamundurën për izolimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e disa prej tyre.
Faleminderit banorëve të këtyre zonave që u angazhuan dhe punuan në krahë të strukturave.
Faleminderit edhe punonjësve të OSHE për solidaritetin dhe ndihmën e tyre në mbështetje të djemve të “Zjarrfikëses”.
Sot situata është më e qetë por të gjitha strukturat, shërbimi zjarrëfikës, shërbimi i OSHE, shërbimi pyjor janë aty në gadishmëri për cfarëdo situatë te papritur.
Faleminderit me ❤️











