TIRANË- Detaje nga zjarrvënia e lokalit në Tiranë, për të cilën sot policia vuri në pranga 29-vjeçarin Klizjan Bajrami. Sipas policisë, 29-vjeçari tentoi të digjte në datën 12 tetor lokalin “Urgjenca Club”, që ndodhet në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Më vonë u zbulua se i u porosit nga Redi Balla, 24 vjeç, i njohur më herët nga policia, i plagosur në zonën e Komunës së Parisit në tetor 2021, i shpallur tashmë në kërkim nga policia. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se zjarri në lokël është vënë për shkak të ndonjë konfliki të pronarëve me Redi Ballën.
Si ndodhi atentati në ‘Komunën e Parisit’?
Ndërkohë që ndeshja Shqipëri-Poloni ishte në pushim, 22-vjeçari Reidi Balla po shkonte drejt makinës së tij, të cilën e kishte parkuar tek zona e Komunës së Parisit. Po pikërisht në këtë moment është shënjestruar duke u goditur nga një breshëri plumbash, nga të cilat mbeti i plagosur po pa rrezik për jetën. I riu mori dy plumba në zonën e kofshës në këmbën e djathtë, si pasojë e breshërisë që vërshoi drejt tij. Ai u transmetua në spitalin e Traumës dhe shpëtoi merkullisht.





