Një filial i “Raiffeisen Bank” është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Sipas raportimeve të fundit, punëtorët dhe qytetarët nuk e kanë kuptuar se ka rënë zjarr pasi alarmi nuk ka punuar shumë prej tyre kanë mbetur brenda.
Të tjerët kanë braktisur ndërtesën me urgjencë, ndërsa të tjerë, siç shihet edhe një i ri në video, tentojnë të shpëtojnë duke kaluar nga “ura” që lidh dy godinat e kompleksit.
Në godinë ndodhen edhe zyrat e një biznesi Call Center.







