Zvicra ka hequr te gjitha masat kufizuese për shqiptaret qe duan te udhëtohet drejt saj.

Nga data 2 maj situata kthehet ne kushtet para pandemisë pa asnjë kufizim.

NJOFTIMI

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.

✅ Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.