Zyrtarët federalë amerikanë kanë paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste në SHBA, pas evakuimeve masive nga Afganistani.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA po gjurmon tre kërcënime kryesore, pasi individët jashtë Afganistanit, të cilët janë të lidhur me ISIS ose al Kaedën, mund të përdorin procesin e evakuimit si një mënyrë për të hyrë në SHBA.

“Për t’iu kundërvënë kësaj, ekziston një proces i gjerë shqyrtimi dhe verifikimi që për ata që po zhvendosen në Shtetet e Bashkuara,” tha shefi i Inteligjencës John Cohen.

Të gjithë afganët që shkojnë në SHBA do të kontrollohen me imtësi, ndërsa do të intervistohen edhe nga FB.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here