ITALI- Mësohen detaje të reja nga divorci që tronditi opinionin publik në Itali. Goditjen përfundimtare për ndarjen e ish-kapitenit të Romës Francesco Totti dhe moderatores Ilary Blasi duket se u bë Shqipëria.
Sipas revistës ‘Chi’, edhe pse lajmi për ndarjen u bë publik ditën e djeshme dyshja prej kohësh janë ftohur me njëri-tjetrin madje dhe kanë filluar lidhjet respektive me një person tjetër. Revista ka siguaruar disa pamje të Tottit me të dashurën e tij të re Noemi Bocchi, me të cilën thuhet se është parë shpesh në restorantet e kryeqytetit italian madje ajo e shoqëroi dhe gjatë udhëtimit të bomberit në Tiranë në Conference League.
Dy ditë para njoftimit, në fakt, Totti ishte në shtëpinë e Noemit nga ora 20:30 deri në orën 02:30, i shoqëruar nga një mik në bordin e një Smart. Kapiteni shkoi në shtëpinë e gruas, duke lënë makinën e tij në një parking dhe duke pritur shokun e tij ta merrte. Dhe pastaj, gjithmonë me të, ai u kthye për të marrë makinën e tij natën vonë.
Thashethemet për krizën e çiftit Totti Blasi kanë ndjekur njëra-tjetrën që në fillim të vitit dhe është përfolur për marrëdhënie të reja nga të dyja palët, edhe pse gjithmonë e mohuar për të mbrojtur familjen. Por edhe pse flitet për lidhjen e Tottit thuhet se në fakt shkaku fillestar i ndarjes është vetë Ilary.
Gjithçka filloi kur kapiteni lexoi disa mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij me një bashkëpunëtorin e saj shumë të të ri në moshë. Blasi fjalë për fjalë do t’i kishte “humbur kokën” pas djaloshit, të cilin ajo do ta kishte ndjekur larg vëmendjes gjatë udhëtimeve të saj në Milano për të drejtuar “Ishulli i të famshëmve”. Pra, kur Totti mohoi krizën, ndarja tashmë ishte duke u nisur, por numri një i Romës u përpoq të bënte gjithçka që ishte e mundur deri në fund për të mbrojtur fëmijët e tij.
