Hater cartoon character writing bad comments on social media. Cyberbullying, cyberhate, cyberharrasment. Internet trolling, hate speech. Vector isolated concept metaphor illustration

Isela Hunçi, gjimnazi “Konstandin Kristoforidhi”

Shprehja “Hate Speech” ose ndryshe “Gjuha e urrejtjes”, nje teme teper delikate per ta diskutuar por ne te njejten kohe edhe shume e rendesishme, qw tashme po perhapet kaq shpejt ne komunikimin e kujtdo. Eshte kaq prane nesh dhe per kete gje mbetemi ne fajtorë sepse na mungon vetedijesimi per te kuptuar sesa degradim sjell ne shoqeri e ne komunitete te caktuara.
Sigurisht, ekziston dhe eshte nje sjellje e padeshiruar per viktimen por e tepruar nga personat perkates te cilet e kane normalizuar dhe e kane bere si pjese te lifestyle-it te tyre, e kjo gje perfshin nje çekuiliber real apo edhe te perceptuar te fuqise.
Mund te shprehemi lirisht e mund ta vertetojme se kjo dukuri negative gradualisht po kalbezon vete shoqerine, po perhapet si nje fare e keqe dhe thjesht po jep efektin e saj negativ.
Une,jam teper e ndwrgjegjshme mbi kete pjese dhe arrij te shprehem lirisht sepse di mire se cfare do te thote te perballesh me “Hate speech”.
Une ashtu si dhe rinia nuk kam qene imune ndaj dukurise “gjuhe e urrejtjes” dhe diskriminimi, margjinalizimi po shkaterronte ate ndjeshmerine, inferioritetin dhe po forconte vetmbrojtjen dhe egon time. Pas kesaj, sigurisht nuk qendron nje profil i vetem i personit i cili e perhap kete dukuri, jane grupacione te cilat formohen dhe i bejne te tjeret te ndihen te pavlere.
Nese ka perkrahje ndaj viktimes natyrisht ndjehet diferencimi dhe dukshem shohim se perhapja e “hate speech” do te zhduket e te margjinalizuarit nuk do ndjehen me te “margjinalizuar”.
Por, çfare na nevojitet per ta reduktuar?
Eshte e rendesishme te investohet advokohet ne programe edukimi dhe socializimi qe nga familja, shoqeria, institucionet perkatese. Megjithse shpesh here ndodh qe qytetaret ndihen skeptike kur behet fjale per paraqitjen e gjuhes se urrejtjes, kjo sepse nuk e ndjejne veten te sigurte nese institucionet perkatese do te reagojne shpejt e do ti perkrahin. Por duke advokuar e duke ngritur zerin varesisht femijet e kushdo ashtu sic jane te edukuar dhe te socializuar, ashtu do ti zbatojne e do ti kultivojne ne jeten e tyre te perditshme.
Te punojme qe ta adresojme kete dukuri, sepse bashke mundemi te plotesojme mangesite tona, ne fund te fundit ne jemi te gjithe te barabarte.