Territori shqiptar është tronditur sërish nga lëkundje tërmeti duke pasuar ato të mbrëmjes së kaluar, këtë herë me një intensiteti prej 3.7 ballësh sipas EMSC.

Sakaq, bëhet me dije se epiqendra e lëkundjeve ndodhet 30 kilometra larg Tiranës dhe 14 kilometra larg Bulqizës me thellësi 2 kilometra.

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria është goditur nga 18 tërmete nga 2.2 deri në 4.8 ballë.

Zona aktive mbetet në Klos.