Një borxh prej 200 mijë eurosh i ka marrë jetën llogaritarit grek 50-vjeçar.
47-vjeçarja që kishte shumën e parave, të cilën ia kishte lënë llogaritarit, duket se qëndron pas tragjedisë që ndodhi në Moschato mbrëmjen e së hënës.
Të dy njiheshin prej dhjetë vitesh dhe lidhja e tyre ishte thjesht profesionale.
Gruaja 47-vjeçare, e cila hapi derën e banesës së llogaritarit tentoi që ta mbyste me kabllo, por greku i rrëfeu se në fakt, ai donte që të vriste veten.
Ndaj u ngjit në karrige, vendosi litarin në fyt dhe grekja ia shtyu me këmbë.
Pikërisht në atë moment në banesë hyri Policia, e cila ishte lajmëruar nga një shitëse dyqani pranë shtëpisë së viktimës, e cila ishte paralajëruar nga vetë 47-vjeçarja për gjithë çfarë do ndodhte.
Paratë ku janë?
Sipas mediave greke, shumën e parave e bashkëshortja e 50-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria, ka pasur akses në llogaritë e tij bankare, ka tërhequr para dhe është larguar për në atdhe.
Kështu, paratë që i kishin dhënë për investim, u zhdukën.





