Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur disa herë me thikë. I plagosur ka mbetur Bledar Troshani, i cili është transportuar në spital.

Policia ka arrestuar autorin, Zyhdi Shpejtimi, i cili mësohet se është daja i Troshanit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sherri mes tyre ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë Drejtorisë së Tatimeve.

https://youtu.be/Jm2I_fyA-Zg
Shkodër/ Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 44-vjeçar, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.

Rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.