ITALI- Aksident i rëndë në periferi të Romës. Pesë persona kanë humbur jetën, sipas njoftimeve nga Brigada e Zjarrfikëses, pasi makina me të cilën udhëtonin është përmbysur disa herë për shkaqe ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 në Fonte Nuova në via Nomentana, raporton ‘Tgcom24’. Një person i gjashtë që ishte në makinën Fiat 500, u dërgua në spital. Sipas raportimeve të para, pesë viktimat, ishin të moshës 21 deri në 17 vjeç.
Në vendngjarje, përveç personelit prej 118 personash, edhe karabinierët e stacionit të Mentanës dhe kompania Monterotondo.
Rreth orës 2 të mëngjesit, ‘Fiat Cinquecento’ në të cilin pesë të rinj po udhëtonin drejt Romës, humbi kontrollin dhe përfundoi e përplasur me një shtyllë dritash pranë Postës në qendër të fshatit Tor Lupara.
Tre djem dhe dy vajza (të mitura) kanë vdekur vdekur në vend: AG, 21 vjeç, FT, 17, VD P, 21, GS 17, SR 21 vjeç. E vetmja e mbijetuar, një njëzet e një vjeçare, u transportua në spitalin Sant’Andrea me kod të kuq.
Siç raportojnë mediat vendase, në vitin 2007 në një tjetër aksident rrugor kishin humbur jetën pesë të rinj të tjerë në Tor Lupara.





