TIRANË- Viktima në aksidentin me vdekje në kryeqytet, është anëtar i familjes Saliaj. Dosja.al mëson se viktima është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish vjehrri i tij gjatë kohës që ishte në proces divorci me të shoqen.

Nëna e viktimës, Dhurata Saliaj ndodhet në burg pasi akuzohet se në bashkëpunim me babanë e saj vranë Kudret Saliajn. Të riun Enjon Saliaj e ka përplasur makina mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Kinostudios. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e braktisur dhe automjetin.