GREQI- Personi në foton e siguruar nga ‘Top Channel’ është Visar Dakrama, 34-vjeçari shqiptar i ekzektuar mëngjesin e sotëm në një lokal në Mykonos. I riu u përfshi në një konflikt me një 33-vjeçar grek, jashtë një lokali. Sipas mediave greke, shkak i konfliktit u bë një vajzë.
FOTO- Sherri për një vajzë i mori jetën, kush
Pas sherrit në lokal, 33-vjeçari grek u largua për në banesë për të marrë armën tip kallashnikov. Ai u rikthye sërish në lokal, ku ndodhej shqiptari, të cilin e qëlloi me plumb në kokë.
Dakrama humbi jetën në vend, ndërsa Policia greke bëri të mundur arrestimin e autorit.





