Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 4 personave ndodhi këtë mbrëmje në Kosovë.

Tre nga katër persona e vdekur janë, Mërgim Behluli, 23 vjeç, Arlind Isufaj, 21 vjeç dhe Armend Muhedini, 38 vjeç.

Të ndjerit ishin nga fshatrat Dramijak dhe Mollopolc.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore.

Spitali lokal njoftoi se burrë e grua janë dërguar tashmë në QKUK, ku po marrin trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Sipas informacioneve të para, të rinjtë ishin në një veturë të tipit BMW, kur papritmas shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me veturën në të cilën ndodhej çifti.