Tetë shqiptarë mësohet të kenë qenë në tren gjatë momentin të përplasjëes në afërsis të Larisës.

Ata janë: Elisea Paco, Vanesa Plasa, Erisa Almeta, Franklin Desani, Alma Shtoni, Roberto Drithi , Anisa Liuri dhe Dhimitër Zonga.

Mësohet se vetëm njeri prej tyre është plagosur, kurse shtatë të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

18-vjeçarja Elisea Paco është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, Alma Shtoni dhe Dhimitër Zonga janë me origjinë shqiptare, por me shtetësi greke.

Njoftim i ambasadës:

Përshëndetje! Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre.

5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.