TIRANË- Një 52-vjeçar nga Kuçova ka humbur jetën në spitalin e Traumës pas dhunës që iu ushtrua nga një 20-vjeçar. I riu, i identifikuar si Bjorsi Shushari, dhunoi Bicakun, pasi ky i fundit i ishte futur në shtëpi dhe po i vidhte pulat. Edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, e më pas është sjellë tek “Trauma” në Tiranë për mjekim më të specializuar, fatkeqësisht, Bicaku nuk i ka mbijetuar dot plagëve.

Pas disa ditësh mjekim në spital, mesditën e sotme 52-vjeçari ndërroi jetë.

Familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit, në pritje të trupit të viktimës, ndërkohë që në banesën Shushari është shoqëruar nga Policia e Shtetit. Familjarët e viktimës Lefter Brisku kërkojnë drejtësi për 52-vjeçarin, që sipas tyre u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pula.