Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vendin tonë, një ditë pas aksidentit tragjik në mbikalimin e TEG-ut.

Këtë herë në rrugën që lidh Kavajën me Rrogozhinën pranë varrezave të qytetit, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj.

Sipas burimeve një makinë ka dalë nga rruga e ka përfunudar në kanal.

Për pasojë ka humbur jetën një 30-vjeçare.

https://youtu.be/o3TU3mEZxn8

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.