Plagosen me granatë tre familjarë në një fshat të Prrenjasit.

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00.

Të plagosurit janë Olsi Elezi, 45 vjeç, Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Vitorie Bishtogu 58 vjeçe.

shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.