Vdes në aksident një punonjës policie në Patos të Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”.
Automjeti tip “Opel” me drejtues A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë punonjësi i policisë A. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





