BERAT- Një 42-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Berat ndërsa po priste dru.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në fshatin Molisht.
Dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





