Kavajë- Vriten dy persona në Kavajë.

Ngjarja ndodhi te kryqëzimi i valutës.

Pas një konflikti mes tyre, Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/lS9zV50vew4