Itali- Shqiptari qëllon 6 herë me pistoletë tunizianin në Itali dhe arratiset.

Mediat vendase shkruajnë se arsyeja ka qenë një borxh që tuniziani i ka pasur shqiptarit dhe se ai është arratisur.

Mësohet se autori ka shkuar drejt shtëpisë së viktimës për të zgjidhur konfliktin, por në tensione e sipër shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar 6 herë tunizianin. Ai është plagosur në këmbë.

Autoritetet italiane janë duke punuar për kapjen e autorit.