Një 40-vjeçar sulmon me thikë tre persona në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në zonën e Laprakës në Tiranë.
Elton Mërgjyshi, autori i ngjarjes i cili është shpallur në kërkim, punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo dhe ky i fundit e kishte hequr nga puna.
Bashkë me shtetasin italian, në lokal ndodheshin 40-vjeçarja Roxhersa Rrapollari, bashkëshortja dhe vjehrri i tij, 64-vjeçari Viktor Rrapollari.
Raportohet se 64-vjeçari se ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.





