Në fshatin Rrilë ,Lezhë rreth orës 15:30 ka humbur jetën shtetasi Ndue Gjinaj. Duke punuar në fabrikën e tij 50 vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia. Ka humbur jetën në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





