Policia e Dibrës arreston Xhevahir Bitrin për shkak se është kapur duke vjedhur para dhe sende me vlerë(bizhuteri) .

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një banesë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të kësaj vjedhjeje.

32-vjeçarit gjatë kontrollit iu gjet një kartë indetiteti romune, e cila rezulton të jetë e falsifikuar.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.