Policia e Tiranës vazhdon kërkimet për kapjen e dy autorëve të cilët ditën e djeshme qëlluan me thikë një 18-vjecar , me iniciale B.C në rrugën Sami Frashhëri.
I plagosuri ka marrë mjekimin e menjëhershëm në spital, e më pas është larguar për në banesën e tij.
Dyshohet se autorët e kësaj ngjarjeje janë shtetasit me iniciale A.M 20 vjeç dhe një 17 vjeçar, të dy banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 17 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sami Frashëri”, kanë goditur me mjet prerës shtetasin B. C., 18 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë.





