Arrestohet nga policia 35-vjeçari Sajmir Karoshi, pasi akuzohet për një grabitje në Kamëz.
U kap nga uniformat blu para dy ditësh, ku dyshohet se bashkë me një person tjeter janë futur në një pikë servisi, e në kërcenimin e armës I kane marrë orën dhe varsen qytetarit. Sipas vendimit të gjykatës Karoshi përfundon në burg.
Është shpallur në kerkim Qatip Hoxha, nipi i Ruzhdi Hoxhës, i vrarë dhe i groposur në Malin me Gropa në vitin 2021.
Megjithatë 35-vjeçari deklaroi se ka qëndruar vetëm në makinë.
Gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarve ,policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
3 ora dore, 2 varëse, e dy byrzëlykë floriri, dyshohen të vjedhura dhe me një vlerë të konsiderueshme. Gjithashtu janë gjetur një sasi municioni luftarak, një aparat celular dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për t’u larguar pas vjedhjes.





