Realizohet me sukses operacioni policor për arrestimin e përkohshëm , për ta dërguar drejt Italis 31 -vjeçarin, ku ishte dënuar me mbi 8 vjet burg, për vjedhje në rrethana rënduese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interpol Tirana, vijojnë punën për gjetjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim .

U finalizua operacionit policor I koduar “Trieste”, ku u kap dhe arrestua përkohësisht , shtetasin Nikoll Dobrozi, 31 vjeç, banues në Krujë ,me qëllim dërgimin drejt Italis .

Në Itali ky shtetas ishte dënuar me me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese” , nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 7 muaj e 20 ditë.

Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana ,vijojnë punën për largimin e shtetasit ne Itali. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.