Fier- Policia ka realizuar operacionin e koduar “Unik” për kapjen dhe vendosjen para drejtësisë një grup kriminal që trafikonte lëndë të forta narkotike.
U arrestua Klejdi Çela, 27 vjeç dhe Zhanri Hajdari (Gjini) 33 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim Marsel Korresh, 33 vjeç dhe Selim Koçi, 29 vjeç.
Nga provat e siguruara me hetimin policor rezulton se këta persona kishin pershtatur një lokal për veprimet kriminale, në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje , ku shiteshin lëndë narkotike të forta .
Lokali ku kryheshin këto veprime kriminale u bllokua nga policia ,si dhe u sekuestruan 120 gram kokainë, 39 gram heroinë, si dhe dhjetëra doza të dyshuara lënde narkotike kanabis. Gjithashtu u gjetën 9 celularë , nje automjet dhe një shumë parash që mendohet se ishin përfituar nga shitja e këtyre lëndëve narkotike.
Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim .





