Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në Bulqizë , bëhet fjalë për fugonin e nxënësve të shkollës profesionale të këtij qyteti, që po shkonin për praktikë në minerë.
Mësohet se kanë mbetur të lënduar disa nxënës, ku pesë prej tyre janë dërguar në spital .
Sakaq pritet një njoftim nga policia për sqarimin e plotë të këtij aksidenti.





