Ditën e sotme një 30-vjeçar u proçedua penalisht ,pasi u kap në pikën kufitare të Kapshticës pa deklaruar sasinë e parave që kishte me vete.

Shërbimet policore kufitare Kapshticë , gjatë kontrollit të detajuar në valiçen e shetasit L. S., banues në Durrës , gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e kërkonte ligji.

Shuma e parave u sekuestrua si provë materiale. Veprimet e mëtejshme proceduriale I kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.