Mbrëmjen e kaluar është plagosur serbi Milan Jovanoviç, ndërsa ishte duke kaluar kufirin Serb, për të hyrë në Kosovë. Policia njoftoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:48.
Pasi është plagosur ai është dërguar në spital në Mitrovicën Veriore, plumbin në krahë e mori në afërsi të urës së Bistricës afër Zveçanit dhe në vend kanë qënë vetëm forcat speciale të Kosovës.
Jonavoviç thotë se nuk është plotësisht I sigurt se kush e qëlloi, ishin disa persona por nuk beson se ka njeri tjetër në atë bazë përveç ushtrisë dhe policisë së tyre.
Lista Serbe kanë kërkuar që urgjentisht Njësia Speciale të largohet nga veriu i Kosovës.
Gjëndja e Jovanoviç është jashtë rrezikut për jetën , ende monitorohet në spital.
Ndërkohë policia e Kosovës, ka theksuar se është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.
