Armand Gosa pasi është konfliktuar me Altin Rexhën u përfshin ne një konflikt me armë zjarrri. Gosa e ka goditur me thikë e tjetri e qëlloi me armë, të dy përfunduan të vdekur.
Por kjo nuk ishte hera e parë që Armand Gosa përfshihej në një ngjarje të tillë. Para 10 vitesh, për motive të dobëta (rrugacërie) Gosa bashkë me vëllain e tij masakruan me thikë një tjeter shtetas , ku e goditën në pjesë të ndryshme të trupit duke I shkaktuar demtime serioze per jetën.
Viktima asokohe Gentjan Gjuzi humb jetën në spitalin e neurokirurgjisë, 41-vjec dhe baba I dy fëmijëve.
Ndërkohë që të dy vëllezerit Gosa u larguan nga vendngjarja ,duke lënë njerën nga thikat të thyer.





