Tiranë- Ditën e sotme shtetasi H. L., 29 vjeç, tenton të vetëvritet dy herë, e tashmë ndodhet në spital.

Rreth orës 16:05, në Qytet Studenti, I riu tenton të vetëvaret. Familja e tij e shpëton , por u ikën për disa minuta nga duart dhe shkon në katin e dytë të ndërtesës ku hidhet nga lartësia.

Për shkak të dëmtimeve ndodhet në spital për tu mjekuar.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.