Pasditen e sotme një banesë në Bilisht është përfshir nga flakët. Nga policia mësohet se kjo ka qënë në pronësi të shtetasit F.A.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar , vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për shuarjen e zjarrit. E ndërkohë policia po punon për të gjetur shkakun e rënies së zjarrit.