Ditën e sotme dy automjete janë përplasur me njera-tjetrën në asksin Qafë Thanë-Përrenjas, mbetën të plagosur tre persona.

Mësohet se automjeti që drejtohet nga shtetasi E.Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. K., 50 vjeç. Kanë pësuar dëmtime shtetasi E.Rr., si dhe shtetasit I. B.,65 vjeç, dhe N. K., 73 vjeç (pasagjerë në makinën tjetër). Tashmë ndodhen në spital për të marrë mjekimet e nevojshme.

Policia po punon për të zbardhur shkakun e aksidentit.