Vihet në pranga 33-vjeçari, pasi tentoi të ndihmonte një 17-vjeçare të kalonte kufirin për tu futur në Shqipëri, në mënyrë të parregullt.

M.G banuës në Fier, është kapur në flagrancë në PPK Kakavijë, duke tentuar të ndihmonte një shtetase 17-vjeçare, për të hyrë në mënyrë të parregullt, në territorin e Republikës së Shqipërisë . Ku sipas burimeve e kishte shoqëruar nga Athina në Kakavijë.

U sekuestua një aparat celular dhe një shumë parash si provë materiale.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.