Tiranë- Gleard Gusholli, 31-vjeç mbajti peng dhe dhunoi barbarisht për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare.

Rapotohet se ishte ndërhyrja e policisë ajo që ndaloi këtë ngjarje , ku tani 28-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga policia janë arrestuar 4 shtetas të tjerë , të cilët nuk raportonin krimin.
Shtetasit B. N. dhe A. Sh. nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit B. K. dhe E. K., (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në banesën e 31-vjeçarit mbetje te lëndëve narkotike, mjetet qe ka përdorur për të konsumuar këto të fundit , si dhe mjete të rënda me të cilat mendohet se ka goditur bashkëjetuesen.