Tre emigrantë shqiptarë që jetonin ilegalisht në Angli , janë kapur në një shtëpi bari ,teksa kujdeseshin për drogën.

Pasi Edison Sulanjaku u arrestua në një pazar droge në West End të Newcastle, oficerët gjetën një aplikacion që kontrollonte pamjet e kamerave të shtëpisë së barit në telefonin e tij celular. Kjo i çoi ata në një fabrikë droge, me pothuajse 2,000 bimë me vlerë më shumë se 800,000 £.

Raportohet se Sulanjaku kishte rolin ´mbikëqyrës´ dhe Besnik Çela, Xhenifer Muça rolin´kopshtarët´. U burgosën nga Gjykata e Newcastle Crown dhe janë paralajmëruar se do të dëbohen pas vuajtjes së dënimit.

Sulanjak, 24 vjeç u burgos për katër vjet e gjysmë, Muça, 22-vjeç u dënua me 18 muaj dhe Çela, 49 vjeç, pa adresë fikse, 16 muaj.

Para gjykatës ata u shprehën se vepronin nëndrejtimin e të tjerëve më lart në zinxhir.