Enea Cenko avokati i 28-vjeçares së dhunuar nga bashkëjetuesi, në një intervistë ka theksuar se vajza dhe babai I saj janë marrë në mbrojtje nga policia.

Ai shprehet se ekipi I punës duhet të niset drejt spitalit të Traumës, ku ndodhet e dhunuara nën kujdesin e mjekëve.

Ja si është shprehur ai:
“Në mënyrë urgjente drejtori i Policisë së Tiranës, shefi i Komisariatit nr.2 kanë marrë në mbrojtje menjëherë vajzën dhe babanë e vajzës. Nuk kemi të bëjmë me një plagosje, është torturë, rrëmbim, një sërë veprash penale. Kërkoj që një ekip I punë të niset menjëherë në spitalin e Traumës. Vajza më ka thënë që kishin prerë edhe ditën e dasmës dhe nuk e ka denoncuar në shtetin gjerman duke shpresuar në përmirësim të situatës”.