KRUJË- Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në Fushë-Mamurras ku një mjet ka përplasur një fëmijë të vogël, por ende nuk dihen detaje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, shumë pranë linjës hekurudhore në aksin rrugor Mamurras-Fushë Mamurras.

Pas aksidentit, fëmija është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e ‘Traumës’ në Tiranë, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen shëndetësore. Ndërkohë që ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.