Në Elbasan, një 34-vjeçar është në kërkim nga autoritetet pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata për jetën. Pas njoftimit nga familja, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e tyre në fshatin Shushicë për të ndërhyrë në kohë dhe parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Shtetasi ka arritur të largohet nga banesa në një terren të vështirë malor pasi ka konstatuar mbërritjen e Policisë.

Në shtëpinë e familjes së tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, dy pako me dinamit dhe municion luftarak. Autoritetet dyshojnë se shtetasi D.G. i posedonte këto lloj armësh dhe lënde plasëse. Punët po vijojnë për të kapur 34-vjeçarin dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.