LIBRAZHD- Një aksident ku janë përfshirë pesë makina dhe një kamion, ka ndodhur gjatë mesditës në Librazhd. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti, të jetë bërë prania e vajit që është derdhur në rrugë.

Për shkak të aksidentit është bllokuar kalimi i automjeteve në rrugën Librazhd-Qafë Thanë. Policia ka nisur hetimet për aksidentin masiv në Librazhd.